Zgjedhjet/ Celibashi, Dumani dhe Çela nënshkruajnë protokollin e përbashkët: Synohet parandalimi, identifikimi dhe ndjekja e veprave penale që lidhen me zgjedhjet

Zgjedhjet/ Celibashi, Dumani dhe Çela nënshkruajnë protokollin e përbashkët: Synohet parandalimi, identifikimi dhe ndjekja e veprave penale që lidhen me zgjedhjet

Kryeprokurori Çela (majtas), kreu i KQZ, Celibashi (në mes) dhe kreu i SPAK, Dumani (djathtas) duke nënshkruar protokollin

TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nënshkruar sot një protokoll bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Sot në ambientet e KQZ, ishin të pranishëm në një takim me Celibashin, kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela.

Ky protokoll i nënshkruar mes tre palëve synon të parandalojë dhe ndjekë veprat penale që lidhen me zgjedhjet, duke krijuar mekanizma të shpejtë dhe efikas për shkëmbimin e informacionit mes institucioneve, bën me dije KQZ.

Bashkëpunimi do të ndihmojë në parandalimin e krimeve zgjedhore dhe në ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon procesin zgjedhor, duke garantuar një proces të drejtë dhe të lirë. Ky angazhim është pjesë e përpjekjeve për të forcuar transparencën dhe besimin e qytetarëve tek zgjedhjet dhe institucionet përgjegjëse.

Njoftimi i KQZ në rrjete sociale:

Sot në mjediset e KQZ Shqiperi, së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm, z. Olsian Çela dhe Drejtuesin e SPAK, z. Altin Dumani, nënshkruam Protokollin e Koordinimit dhe Bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ky protokoll është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional për të garantuar integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Nëpërmjet këtij protokolli parashikohen masa të përbashkëta për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet, si dhe krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm për shkëmbimin e shpejtë dhe efikas të informacionit mes institucioneve të përfshira.

Ky bashkëpunim i strukturuar synon jo vetëm parandalimin e krimeve zgjedhore, por edhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cënon procesin zgjedhor, duke forcuar kështu drejtësinë zgjedhore dhe duke garantuar që çdo veprim kundër votës së lirë të marrë përgjigjen e duhur ligjore.

Me këtë marrëveshje, KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK riafirmojnë angazhimin e tyre për një proces zgjedhor të drejtë, të lirë dhe në përputhje me standardet demokratike dhe normat e Bashkimit Evropian.

Protokolli është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur transparencën dhe për të forcuar besimin e qytetarëve tek zgjedhjet dhe institucionet përgjegjëse për administrimin dhe monitorimin e tyre.

Bashkëpunimi do të vijojë gjatë gjithë periudhës zgjedhore, me koordinim të pandërprerë mes palëve për të garantuar që çdo rast i dyshuar apo çdo përpjekje për të ndikuar në procesin zgjedhor të adresohet me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës për të marrë Groenlandën

Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës për të marrë Groenlandën