Votimi elektronik, Balla: Kthehuni
në komision, PD: Siguri për votën

Votimi elektronik, Balla: Kthehuni<br />në komision, PD: Siguri për votën
Socialistët i bëjnë thirje Partisë Demokratike të ndërpresë bojkotin e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Brenda javës, sipas Taulant Ballës, duhet të përgatiten ndërhyrjet në Kodin Penal për të ashpërsuar dënimin për shitblerjen e votës.

"Është shumë e rëndësishme të rikthehen në komision kolegët e PD në mënyrë që brenda kësaj jave komisioni të diskutojnë ndryshimet në Kodin Penal lidhur me rritjen e dënimit të veprave penale që lidhen me korrupsionin zgjedhor", u shpreh Balla. 

Më herët, bashkryetari i Komsionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore iu desh të drejtonte dhe Komisionin e Integrimit ku diskutohej ligji për sigurinë kibernetike.

Mungesa e opozitës i dha shkas Ballës të bëjë lidhjen dhe me votimin elektronik, kërkesë kjo e tyre. 

"Një prej problematikave që përdorimi i teknologjisë ka pasur në një pjesë të vendeve si Holanda ka qenë mungesa e sigurisë kinbernetike në sistemin kibernetik. Dhe një nga arsyet se pse nuk e përdor më, ka qenë pikërisht cenimi i kësaj sigurie. Me përjashtim të znj.Bregu e cila ndodhet nmë një delegacion jashtë Shqipërisë, si përfaqësuese e Kuvendit, pjesa tjetër e deputetëve të opozitës, për fat të keq, nuk janë zgjuar ende nga gjumi", tha Balla. 

Reagimi i opozitës nga ana tjetër erdhi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. 

"Paralelisht me masat që po merrni për sigurinë kibernetike, paralelisht merrni masa edhe për sigurinë e votës dhe për të mbrojtur votën nga krimet elektorale që bëni vetë ju si qeveri. Pra, sistemi i votimit dhe i numërimit elektronik është një gjë e thjeshtë që duhet zbatuar në mënyrë që të sigurohet vota", tha Flamur Noka, deputet i PD. 

Siguria kibernetike, pra kalimi i të dhënave nëpërmjet internetit është një ndër kushtet që duhet plotësuar nëse Shqipëria vendos të aplikojë votimin ose numërimin elektronik. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik