Votimi elektronik, kushti i ri i PD
për kalimin e Reformës së Drejtësisë 

Votimi elektronik, kushti i ri i PD<br />për kalimin e Reformës së Drejtësisë 
Partia Demokratike ka shpallur dje një tjetër kusht për reformën në drejtësi. Lulzim Basha ka reflektuar një ditë pas kritikave të forta në mbledhjen e grupit parlamentar, duke kushtëzuar votën për nenet e tjera të draftit për reformën në drejtësi me reflektimin e kërkesave të opozitës në reformën zgjedhore.

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi dhe alarmin dhe paralajmëroi asgjësimin e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 2017, nëse nuk mundësohen standardet zgjedhore për garantimin e votës. Dhe reagimi i Bashës nuk ka vonuar. Me anë të deputetit Oerd Bylykbashi, kryetari i opozitës ka kërkuar që reforma zgjedhore duhet të ecë paralel me reformën në drejtësi. Deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh gjithashtu se duhet të aplikohet votimi elektronik si garanci për të evituar manipulimin e votave.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atl. Madrid shënon në limite dhe kërcënon Realin, Alvarez i nderon me tri pikë! Fiton Villarreal

VIDEO/ Atl. Madrid shënon në limite dhe kërcënon Realin, Alvarez i nderon me tri pikë! Fiton Villarreal