Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me deputetin e Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Takimi mes Lu dhe Patozi është realizuar në ambientet e Hotel "Rogner" në Tiranë.
Kryediplomati amerikan është vënë në lëvizje jo vetëm për të gjetur konsensusin mazhorancë-opozitë për të votuar në 21 korrik reformën në drejtësi, por ka iniciuar edhe një përpjekje për të bindur deputetët demokratë.
Partia Demokratike ka tensionuar raportet e saj me Ambasadën e SHBA ditët e fundit, por kjo nuk pengon elementët individualë brenda opozitës që të ruajnë marrëdhëniet konstruktive me aleatin e madh të shqiptarëve.
Lu ka shpërndarë ftesa edhe për deputetë të tjerë opozitarë, të cilët do i takojë në ditët në vazhdim. Pritet për t’u parë, nëse në këtë rast deputetët do të zgjedhin Shqipërinë apo partinë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com