Votimi i reformës, Donald Lu takon
deputeten e PD-së Jozefina Topalli

Votimi i reformës, Donald Lu takon<br />deputeten e PD-së Jozefina Topalli
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me ish-kryetaren e Kuvendit dhe njëherazi deputeten e PD, Jozefina Topalli. 

Takimi Lu-Topalli vjen në vijim të përpjekjeve të ambasadorit amerikan për të gjetur konsensusin e reformës në drejtësi. Burime pranë PD pohojnë se ambasadori Lu ka intensifikuar takimet me përfaqësues të opozitës. 

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se zyrtarë të Ambasadës së SHBA në vendin tonë, kanë kontaktuar edhe deputetin Igli Cara, të cilin e kanë njohur me propozimin e ri.

Java e ardhshme është vendimtare për reformën në drejtësi. Kuvendi pritet të hedhë në votimin paketën kushtetuese për të cilën nevojitat shumica absolute prej 2/3 e votave. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?