Votimi në burgje, rritet niveli i
sigurisë, policia në gatishmëri
Ministria e Drejtësisë merr masa për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në burgje, si dhe përforcon masat e sigurisë në të gjitha IEVP.
Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, ka udhëzuar sot një plan të veçantë masash për të garantuar një proces normal dhe demokratik votimi në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Për këtë qëllim, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka kaluar në gatishmëri të plotë, njëlloj si edhe strukturat përgjegjëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Gjithashtu, Drejtuesve të institucioneve, përveç rasteve të justifikuara, i ndalohet marrja e kontaktit me të burgosurit, ndërkohë që porositë posaçme janë përcjellë edhe për punonjësit e Policisë së Burgjeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunimin me vëzhguesit vendorë ose të huaj, do të monitorojnë gjatë gjithë ditës së nesërme, procesin e votimit në të gjitha IEVP-të.
Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë, duke vlerësuar situatën e veçantë në të cilën ndodhet vendi në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme, ka urdhëruar rritjen e nivelit të sigurisë në burgje, për të shmangur çdo situatë të papritur në to.
Për këtë qëllim, Policia e Burgjeve ka kaluar në gjendje gatishmërie të plotë, duke garantuar sigurinë në burgje dhe shmangien e ndonjë incidenti.
Ministri Bardhi, fton të gjithë qytetarët të denoncojnë, në të dhënat e kontaktit të publikuara në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Drejtësisë, çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe/ose institucioneve të saj të varësisë për shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik, apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.
Çdo denoncim do të trajtohet në kohë reale dhe do të merren masat menjëherë për të rivendosur ligjin.
Ministria e Drejtësisë apelon për një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, dhe fton qytetarët të jenë bashkëpunues në realizimin e një procesi të tillë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.4%
-
Jo
34.6%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 3921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian
29 Korrik, 21:13
-
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
29 Korrik, 21:08
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57
-
SHBA jep 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Korrik, 20:27
-
Izraeli paralajmëron luftë ndaj Hezbollahut/ Kabineti i Sigurisë i jep ‘Ok’ Netanyahut për hakmarrjen për Golanin
29 Korrik, 20:24
-
Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve
29 Korrik, 20:12
-
'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha
29 Korrik, 19:53
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Bilisht, plagosen 8 persona! Mes tyre edhe 2 fëmijë
29 Korrik, 19:41
-
Zjarri në malin e Shëngjinit, nis ndërhyrja nga ajri! Flakët i afrohen zonës së 'Ranës së Hedhun'
29 Korrik, 19:34