Partia Demokratike votoi një ditë më parë në Kuvend, pro ngritjes së komisioneve të Vettingut, pas një bllokimi tre mujor, që kur opozita bojkotoi Parlamentin.

Ndonëse maxhoranca ka miratuar përbërjen e komisioneve ad hoc nga radhët e saj, funksionimi i tij ishte peng i emrave të opozitës.

Kuvendi votoi mbrëmjen vonë të ditës së djeshme emrat e PD për në tre komisionet e Vettingut. 

Emrat për Vettingun, Strazimiri, Mediu apo dhe Noka
Kështu Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Aldo Bumçi, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Gent Strazimiri, Albana Vokshi u votuan nga Kuvendi si anëtarë të opozitës në komisionet e Vettingut.

Ndërkohë që Helidon Bushati dhe Luçiano Boçi do të jenë deputetët zëvendësues nga radhët e opozitës.

Komisioni ad hoc 6 anëtarësh
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Fatmir Mediu

Komisioni ad hoc 12 anëtarësh
Oerd Bylykbashi
Dhurata Çupi
Fatmir Mediu
Gent Strazimiri
Jorida Tabaku
Aldo Bumçi

Komisioni ad hoc me 6 anëtarë
Eduard Halimi
Flamur Noka
Albana Vokshi

Anëtarët zëvendësues nga opozita në komisionet e Vettingut
Helidon Bushati
Luçiano Boçi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com