Votimi në Kuvend, Kryemadhi
kundër shkarkimit të Manjanit

Votimi në Kuvend, Kryemadhi<br />kundër shkarkimit të Manjanit
Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro dekretin e emërimit të Petrit Vasilit si Ministër i Drejtësisë. 

Ishte vetëm mazhoranca ajo që mori pjesë në votim sepse opozita kishte lënë seancën më herët. 

Kuk ka qenë e unifikuar vota për shkarkimin e Manjanit nga ana tjetër, pasi Monika Kryemadhi e Kejdi Mehmetaj të LSI-së dhe Agron Duka i Agraro- Ambientalistëve votuan kundër.

Abstenim ishte nga ana tjetër Përparim Spahiu i LSI-së, ndërsa 74 deputetë të tjerë votuan pro.

Vasili do të marrë pjesë në cilësinë e Ministrit të ri të Drejtësisë që herët më mëngjes ku para se të shkojë në Këshillin e Sigurisë nesër do të marrë pjesë në tryezën këshilluese për reformën në drejtësi.

Janë 2 projektligje të kësaj reformë të cilat ylli manjani kishte kundërshtuar fort që do diskutohen në këtë tryezë, Kodi Penal dhe Policia Gjyqësore.

Në seancë u miratua dhe ligji për naftëtarët për të cilin kishte debat mes Erjon Braçes dhe Albana Vokishit, si dhe shtyrja e mandatit me një muaj të një prej komisioneve hetimore për CEZ.

tabela e votimit per shkarkimin e manjanit
(Votimi për shkarkimin e Ylli Manjanit)
tabela per dekretimin e petrit vasilit
(Votimi për emërimin e Petrit Vasilit ministër të Drejtësisë)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra