Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar. Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara. Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.
OKB ka votuar dje me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenim projektrezolutën që rrëzon vendimin e Donald Trump për të shpallur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Shqipëria është rreshtuar krah vendeve që votuan kundër SHBA. Mes 9 shteteve që kanë votuar kundër rezolutës së OKB e cila është mbështetur edhe nga BE, kanë qenë SHBA dhe Izraeli, ndërsa në 35 vendet që abstenuan është edhe Kanadaja.
(Tabela e votimit të rezolutës në OKB)
Er.K/Shqiptarja.com