Votimi për bordin e AMF-së
Balla: S' kishte vendim politik
Deputetit socialist Taulant Balla në emër të Grupit PS, sqaron votimin fshehtë që u zhvillua dje në Parlament në lidhje me kandidaturat për bordin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas Ballës nuk kishte rrjedhje të votave, pasi PS nuk kishte marrë vendim politik. Ishte vendim individual i deputeteve.
TIRANE- Deputetit socialist Taulant Balla në emër të Grupit PS, sqaron votimin fshehtë që u zhvillua dje në Parlament në lidhje me kandidaturat për bordin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kandidatura e Enkelejda Shehit, bashkëshortja e kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi për postin e kryetares së bordit mori 117 vota pro dhe 12 kundër. Ndërsa kandidatura e Mati Pepa, anëtar i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, mori 85 vota pro dhe 43 kundër. Nga votimi i fshehtë të paktën 12 deputetë socialistë votuan pro kandidatit të propozuar nga e djathta, pasi në sallë ishin vetëm 73 deputetë të maxhorancës.
Nga disa media vendase ky votim u quajt, rrjedhje e votive pasi Grupi i PS kishte vendosur të votonte kundër Mati Pepa. Ndërkohë që deputeti Taluant Balla reagoi sot nëpërmjet një njoftimi për shtyp duke thënë se në disa media është keqintepretuar votimi i grupit parlamentar.
“Grupi Parlamentar Socialist i ka të specifikuara qartë në Rregulloren e organizmit dhe funksionimit të tij mënyrën e vendimmarrjes. Në nenin 24 të Rregullores, paragrafi i tretë, thuhet se “Kur e gjykon të arsyeshme, Grupi mund të vendosë që votimi të bëhet sipas gjykimit individual të secilit deputet. Grupi Parlamentar Socialist nuk kishte marrë një vendim për mënyrën e votimit për dy kandidaturat e paraqitura, duke e vlerësuar të arsyeshme që votimi të bëhej sipas gjykimit individual të deputetëve.”- deklaroi Balla.
Mati Pepa ka qenë drejtor i QSUT-së gjatë periudhës që Nard Ndoka, kreu i PDK-së, sot aleat i PS-së, ka qenë ministër Shëndetësie.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26