Më i mbrojtur qe deputeti Rakip Suli, i cili mori vetëm 81 vota pro, 11 kundër dhe 9 abstenime. Ndarja e votave është bërë jo vetëm mes Partisë Socialiste, por edhe brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë mënyrë, deputetët që votuan kundër dërgimit në Kushtetuese të mandatit të Rakip Sulit, ishin socialistët: Bujar Çela, Pjerin Ndreu, Klodiana Spahiu, Vladimir Kosta, Namik Kopliku, Gentjan Bejko, Shkëlqim Troplini, Luljeta Arapi dhe Erjeta Alhysa, si dhe deputetët e LSI-së: Monika Kryemadhi dhe Bujar Derveni. 9 deputetë të tjerë abstenuan: mes tyre deputetët e Komisionit të Ligjeve: Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Vehbi Mucmataj, si dhe deputetët e tjerë Koço Kokëdhima, Paulin Stërkaj, Xhemal Qefalia, Arben Çuko dhe Luan Duzha.
Valentina Leskaj është mbrojtur me votë kundër nga 9 deputetë të majtë, e po ashtu ka marrë edhe votën kundër të aleatit Nard Ndoka. Socialistët që votuan kundër dërgimit të saj në Kushtetuese, ishin: Gentjan Bejko, Namik Kopliku, Vladimir Kosta, Klodiana Spahiu, Luljeta Arapi dhe Erjeta Alhysa, si dhe dy deputetë të LSI-së, Monika Kryemadhi e Bujar Derveni. Edhe për këtë deputete disa ligjvënës abstenuan.
Ata ishin: Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Olta Xhaçka, Paulin Stërkaj. Opozita e akuzon deputeten e Vlorës, Valentina Leskaj, se ka influencuar që i biri të marrë koncesionin e hekurudhës së Vlorës, dhe për këtë kërkon ndërprerjen e mandatit të saj. Deputeti i PS-së në Tiranë akuzohet nga PD se ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij Aurora Group. Opozita thotë se ambientet e kompanisë në fjalë i janë dhënë me qira OSHEE-së. Si në shumë seanca radhazi, PDIU edhe sot, edhe pse ka qenë e pranishme në Parlament, nuk ka marrë pjesë në votim. Asnjë nga 5 deputetët e saj nuk ndodheshin në sallë në momentin e votimit dhe largimi i tyre ka të bëjë me një marrëveshje të pazbatuar për ndarjen e pushtetit mes PDIU-së dhe PS-së.
Leskaj
Opozita e akuzon deputeten e Vlorës, Valentina Leskaj, se ka influencuar që i biri të marrë koncesionin e hekurudhës së Vlorës, dhe për këtë kërkon ndërprerjen e mandatit të saj.
Suli
Deputeti i PS-së në Tiranë akuzohet nga PD se ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij Aurora Group. Opozita thotë se ambientet e kompanisë në fjalë i janë dhënë me qira OSHEE-së.
Votimi për Rakip Sulin
Kundër
Bujar Çela
Pjerin Ndreu
Klodiana Spahiu
Vladimir Kosta
Namik Kopliku
Gentjan Bejko
Shkëlqim Troplini
Monika Kryemadhi
Luljeta Arapi
Erjeta Alhysa
Bujar Derveni
Abstenim
Ulsi Manja
Fatmir Xhafaj
Vasilika Hysi
Vehbi Mucmataj
Koco Kokëdhima
Paulin Stërkaj
Xhemal Qefalia
Arben Çuko
Luan Duzha
Votimi për Valentina Leskajn
Kundër
Gentjan Bejko
Namik Kopliku
Vladimir Kosta
Klodiana Spahiu
Monika Kryemadhi
Luljeta Arapi
Erjeta Alhysa
Bujar Derveni
Nard Ndoka
Abstenim
Fatmir Xhafaj
Vasilika Hysi
Olta Xhaçka
Paulin Stërkaj
Votimi
Rasti Kokëdhima, Kuvendi e dorëzoi me konsensus
Kuvendi ka dorëzuar në 10 mars me konsensus të të dy kampeve politike deputetin Koço Kokëdhima, duke e lënë fatin e mandatit të tij në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Votimi për këtë deputet dallon me atë të djeshmin, kur deputetët ndanë mendime të ndryshme, kjo për faktin se deputetët akuzohet se kanë përfituar fëmijët e tyre, dhe jo drejtpërdrejtë deputetët. Pas akuzave të opozitës se Kokëdhima ka përfituar të paktën 150 herë fonde publike përmes kompanisë së tij të internetit, Kuvendi ka vendosur më 106 vota pro, ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit Koço Kokëdhima. Kundër këtij vendimi ishin dy deputetët më besnikë të tij në Jug, Mira Shehu e Vlorës dhe Vangjel Kosta i Gjirokastrës. Në votim abstenoi vetë Kokëdhima, si dhe kolegët e tij Paulin Stërkaj, Klodiana Spahiu dhe Namik Kopliku. Votimi i djeshëm erdhi pasi më herët Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Kuvendit, i cili hodhi poshtë kërkesën e opozitës për dërgimin e çështjes në këtë Gjykatë dhe tentoi ta mbyllte këtë çështje në sallën plenare. Më pas, mazhoranca dhe opozita në Këshill kanë vendosur që çështja t’i dërgohet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Dërgimi i mandatit të Kokëdhimës në Kushtetuese ishte aq i rëndësishëm për opozitën sa u rikthye në seancën të cilën e kishte braktisur më herët.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)