Votoi dy herë, arrestohet
komisioneri i LSI në Korçë

Votoi dy herë, arrestohet<br />komisioneri i LSI në Korçë
Një komisioner i Lëvizjes Socialiste në Korçë ka rënë në prangat e policisë.
 
Andimiano Nuri Ravolli, ka qenë komisioner në Qendrën e Votimit Nr. 3736 në fshatin Barç, ndërsa është prangosur nga policia pasi ka rezultuar se ka votuar dy herë.
 
Sipas policisë, Ravolli, herën e parë ka votuar në QV ku ishte komisioner dhe herën e dytë në QV ku ishte i regjistruar në listë.
 
 
Deklarata e policisë Korçë
Arrestohet anëtari i Komisionit të Qendrës së Votimit nr 3736 në fshatin Barç për veprën penale : “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.
 
Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
 
Andimjano Ravolli, 24 vjeç, banues në Korçë.
 
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë anëtar Komisioni në qendrën e votimit nr 3736, në fshatin Barç-Korçë ka votuar dy herë, duke u evidentuar në regjistrin e veçantë të zgjedhësve.
 
Por gjithashtu ka votuar edhe duke u regjistruar në regjistrin e zgjedhësve, në qendrën e votimit me nr 3736/1 të fshatit Barç.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, neni 327/a i Kodit Penal.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve