Voton Selami: Gara e pabarabartë
zhgënjim për kolegët që bojkotuan

Voton Selami: Gara e pabarabartë<br />zhgënjim për kolegët që bojkotuan
Eduard Selami ka votuar në selinë qendrore të PD, në zgjedhjet për kryetarin e ri demokrat.

Ai u shpreh i bindur se pavarësisht nga gara e pabarabartë, demokratët do dinë të zgjedhin kryetarin e duhur, si modelin më të mirë.
  
"Ka filluar një proces i cili është rëndësishëm për PD dhe Shqipërinë. Ky proces ka filluar në mënyrë të qetë. Siç e kam thënë edhe më përpara pavarësisht nga pabarazia demokratët do dinë jo vetëm të zgjedhin kryetarin, por edhe modelin më të mirë për demokratët. Votimi i sotëm do ta ngrejë PD-në", u shpreh Selami.

Selami iu përgjigj edhe kritikëve të Bashës të cilët një ditë më parë kërkuan nga demokratët bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.
“Demokracia nuk është bojkot por alternativë. Zhgënjim nga kolegët që bojkotojnë”, tha Selami. 

[gallery]23194[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot