Votuan për ta vënë në pranga, Peza 
e Qefalia, shtrëngim duarsh me Frrokun 

Votuan për ta vënë në pranga, Peza <br />e Qefalia, shtrëngim duarsh me Frrokun 
Përpara hyrjes në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputeti Mark Frroku ka pasur një shtrëngim duarsh dhe një bisedë të shkurtër, me dy kolegët e tij deputetë të Partisë Socialiste, Alfred Peza dhe Xhemal Qefalia. 

Në minutat e qëndrimit me ta, Mark Frroku është parë të buzëqeshte teksa shkëmbente fjalë me deputetët. 

Po ashtu edhe deputetët Socialist janë parë të qeshur, teksa i shtrëngonin dorën kolegut të tyre, të cilin në seancën e fundit plenare e votuan me 79 vota pro dhe një abstenim, duke lejuar prokurorinë për autorizimin e arrestimit edhe pse nga Gjykata e Lartë u mor masa e sigurisë arrest shtëpie.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve