TIRANE- Një ditë pas propozimit për të ulur moshën e votuesve nga 18 në 16 vjeç kryeministri Berisha shkon në një shkollë profesionale në Kamëz. Ai mban një fjalim elektoral pikërisht përpara dhjetra adoleshentëve, të cilët nëse miratohet nisma e Berishës, mund të jenë pjesë e 100 mijë votuesve të rinj për zgjedhjet e qershorit.
Një djalë, rreth 16 vjeç valvit një flamur të madh të Partisë Demokratike ndërsa shokët e tij, ngrenë dy gishta lart në ceremoninë e inaugurimit të Shkollës së mesme profesionale në Kamëz, ku kryeministri mbajti dhe premtimet e tij elektorale.
“Jam këtu për të garantuar mësuesit se gjatë 4 viteve që vijnë rrogat e tyre do të njohin rritje dy tre herë më të madhe se indeksi i çmimeve. Katër vitet, që vijnë arsimi profesional dhe konsolidimi i tij, rritja progresive deri në dyfishimin e numrit aktual të nxënesve në shkollat profesionale në vend do të jenë një nga objektivat më madhor të sistemit arsimor të vendit.”- tha Berisha.
Kamza njihet si bastion i Partisë Demokratike. Madje në festa të ndryshme kombëtare, si ajo e 100 vjetorit të Pavarësisë, nëpër rrugët e Kamzës në krah të flamurit shqiptar valëvitej dhe flamuri i PD-së.
BERISHA DJE NE GRUPIN PD: PUSHKA JEPEJ 16 VJEC, TANI TI JEPET VOTA
Kur kanë mbetur dhe tre muaj nga dita e zgjedhjeve, dhe ka 500 mijë votues pa adresë votimi dhe mijëra publikime kryeministri bëri propozimin më të ri për publikun shqiptar, uljen e moshës së votimit për qytetarët shqiptarë, nga 18 vjeç që është tani në 16 vjeç. Një kërkesë me të vërtetë luksi, teksa shohim se në këtë ngërç të gjithanshëm politik, kërkohet një ndryshim që prek Kushtetutën e Kodin Zgjedhor dhe që kërkon as më pak dhe as më shumë por 84 vota.
Berisha iu referua traditës shqiptare kur djali merrte armën për herë të parë 16 vjeç ndërsa vajza sërish në këtë moshë shkonte te burri, ndaj për të nuk ka arsye që tashmë në botën e internetit ata që dikur i vinin shpatullat shtëpisë dhe familjes 16 vjeç të mos kenë të drejtë sot të votojnë. “Në të vërtetë po të kthehemi në traditë, se tani ka shumë që s’ju pëlqen më tradita, e shoh që Ndue Paluca po buzëqesh, se pushka i jepej 16 vjeç. Tani nuk është më koha e pushkës, tani vota i jepet 16 vjeç, dhe nusja jepej 16 vjeç, ndaj dhe kjo moshë ka pasur një vlerësim në të gjitha kohërat, por tani kjo është mosha e lirisë, është mosha e internetit. Tani është krejt tjetër. Ne duhet t’u japim të drejtën e votës, si një shoqëri e qytetëruar”, ka deklaruar Berisha.
Kreu i mazhorancës ka kërkuar nga kryetari i grupit Patozi për të diskutuar me homologun e tij socialist Ruçi dhe për të vendosur, pasi infrastruktura është gati. Ai tha se me këtë ulje të moshës fitohen 100 mijë votues të tjerë aktivë për 23 qershorin. “Janë me qindra të rinj që më pyesin në ‘What’s Up’ e ‘Facebook’, po ne pse nuk votojmë. Moskonsiderimi i tyre dëshmon një prapambetje në gjykimit në kohë për ta”, tha Berisha
SHKOLLA E RE
Godina e shkollës së mesme profesionale në Kamëz është financim në kuadër të projektit IPA, të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare me vlerë rreth 1 milion e 100 mijë euro, është ndërtuar në një sipërfaqe rreth 3400 m2, e standarteve europiane me rreth 24 klasa, laboratorë të kimisë, fizikës, biologjisë, IT-së, laboratorëve të specialitetit dhe palestër.
”Shkolla është pajisur me laboratorët më modernë dhe klasa sipas standardeve të Bashkimit Europian.”- tha Berisha
Shkolla ofron 9 drejtime kryesore: Teknologji Informacioni dhe Komunikimi; Hoteleri – Turizëm; Shërbime Mjete Transporti; Bujqësi; Shërbime Sociale dhe Shëndetësore; Teknologji ushqimore; Ekonomi biznes; Administrim zyre; Ekonomi bujqësore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com