Vrajsa e Kim Jong-nam në 4 foto, ja
sesi agjentet e helmuan në aeroport

Vrajsa e Kim Jong-nam në 4 foto, ja<br />sesi agjentet e helmuan në aeroport
Vrasja e gjysmë vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong nam është e mbuluar me plot mister. Vetëm pak ditë pas lajmit të eleminimit të tij mediat kanë nisur të hedhin hipoteza lidhur me vrasjen e tij. 

Që në fillim u dyshua se ai u helmua për vdekje në aeroportin e Kuala Lampur nga dy agjente të Koresë së Veriut. Ai jetonte jashtë vendit të tij me frikën se mund të vritej dhe ishte një kritikues i regjimit të familjes.

1. Mbërritja e Kim Jong-nam në aeroport
Kim Jong-nam gjysmë vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong nam u vra në orën 9 të datës 13 shkurt në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lampur në Malajzi. Pasi u paraqit në sportelin e kontrollit të pasaportës ai u ndoq nga dy gra të reja, njëra prej të cilave mbante veshur një bluzë ku shkruhej ‘Lol’.

Kim
 
2-Sulmi me gjilpërën helmuese
Ndërsa afrohej në zonën e kontrollit Kim u sulmua mbrapa krahëve nga dy gra, sipas një versioni njëra prej tyre e ka tërhequr dhe i ka hedhur në fytyrë, mbi sy një copë të lagur me një substancë kimike, me shumë mundësi e helmuar. Ndërsa vajza tjetër e ka goditur fshehurazi me një gjilpërë ose diçka të ngjashme si stilolapsi.

Kim
 
3-.Ndihma e shpejtë
Kim Jong nam menjëherë ka kërkuar ndihmën e shpejtë dhe u transferua në infermierinë e aeroportit me një dhembje të madhe koke, madje ishte duke i rënë të fikët. Sulmi me helm është një nga metodat që përdorin agjentët sekretë të Koresë së Veriut. Gratë në arrati u fotografuan na kamerat e sigurisë dhe pamjet e tyre iu dhanë autoriteteve.
Kim
 
4-Mbërritja në Spital
Pas krizës së parë në infermieri, Kim u transportua në spitalin e Kuala Lampur, ku mbërriti i vdekur.

Kim

Redaksia Online
XH.K.E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma