SARANDË- “Burg pa afat” dha sot gjykata e Sarandës si masë sigurie për 18-vjeçarin Xhoi Tarja dhe 24 vjeçarin Xhanelo Tarja.

Sot në masën e sigurisë të rinjtë me lot në sy kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur. Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18- vjeçari Xhoi Tarja. Pas goditjeve me grushte që viktima i ka dhënë 18-vjeçarit, ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri ku grindja vazhdonte me vëllanë tjetër Xhanelo Tarja. Xhoi ka goditur me thikë me një goditje mbi 41-vjeçarin Klodian Bakiaj, goditje fatale kjo që i mori atij jetën.

“ Arrest me burg” kërkoi organi i akuzës nga prokurore Alba  Dhima dhe i të njëjtit vendim ka qëndruar edhe gjyqtari Alban Veçani. Dy vëllezërit Tarja janë ndaluar  dy ditë më parë për ngjarjen e ndodhur për shkak të një parkimi ku gjeti vdekjen i goditur me thikë 41-vjeçari Klodian Klodian Bakiaj nga Tepelena. Mbi të dy  vëllezërit Tarja rëndon akuza “Vrasje me dashje në bashkëpunim.

Ndërsa për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest  me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni  301 KP