Vranë arkitektin italian në sy të djalit dhe gruas teksa i grabisnin shtëpinë, në pranga 3 shqiptarë në Torino! Të tre me dokumente të parregullta, njëri me urdhër dëbimi

Vranë arkitektin italian në sy të djalit dhe gruas teksa i grabisnin shtëpinë, në pranga 3 shqiptarë në Torino! Të tre me dokumente të parregullta, njëri me urdhër dëbimi

Viktima dhe shtëpia ku ndodhi ngjarja

Tre shqiptarë u ndaluan nga karabinierët ditën e sotme në Itali për vrasjen e arkitektit italian Robereto Mottura, 50-vjeçarit të vrarë qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco (Torino). Shqiptarët e vranë teksa ishin duke i grabitur shtëpinë. Arkitekti kishte humbur jetën para syve të gruas dhe djalit të tij.

Tre shqiptarët, të filtruar nga qarqet hetimore, rezultojnë të gjithë të parregullt, madje njëri me urdhër dëbimi.

Menjëherë pas arrestimit, fjalët e Enrico Mottura, vëllait të Robertos ishin:  "Tani karabinierët më kanë thirrur: i kanë marrë. Vrasësit e vëllait tim janë arrestuar dhe tani shpresoj që ata të kalben në burg . Unë me të vërtetë shpresoj që kjo histori të ketë arritur një pikë kthese. Shpresoj kështu për familjen e vëllait tim, për prindërit e mi, për të gjithë ne. Këta muaj kanë qenë të tmerrshëm ”, shtoi ai kur u pyet për La Stampa.

"Ata janë hajdutë. Një grup hajdutësh që shkuan rreth e qark të armatosur. Por mendoni pak: për një vjedhje ata vrasin një person për të marrë katër objekte. E gjithë kjo është e çmendur, "këmbëngul ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 02/10/2021 13:27

    Te vjen turp ti thuash vetes shqiptar nga keta rrugace.

    Përgjigju
  • Qwert: 02/10/2021 09:09

    Shum gabim policia qe i ka arrestuar keta rrugecer ,me mire do ishte ndonj plumb bydhes dhe te shkonin mbrapa diellit..zagaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë