LUSHNJE - Policia e Lushnjës ka mundur që të zbulojë vrasjen e një 18-vjeçari katër vjet më parë. Taulant Hamzai, sipas policisë, është vrarë nga vëllai dhe xhaxhai i vet.
Ata janë vëllai dhe xhaxhai i viktimës, përkatësisht 32 dhe 59 vjeç. Policia tha se të arrestuarit akuzohen se kanë vrarë me mjete të forta 18-vjeçarin Taulant Hamzai dhe më pas kanë djegur trupin e tij. Krimi i rëndë ka ndodhur në 7 gusht të 2008-ës, në fshatin Grabian të Lushnjës. Deri më tani blutë e qytetit nuk japin arsyet e vrasjes makabre, duke u mjaftuar vetëm me motivin e zakonshëm tashmë, për arsye të dobëta.

(aq/shqiptarja.com)