Vranë gazetaren në dhjetor, Somalia
ekzekuton 2 terroristët e al-Shabaa

Somalia ka ekzekutuar me pushkatim dy terroristët e sulmit me bombë në Mogadishu në dhjetor të vitit të kaluar, ku si pasojë mbeti e vdekur një gazetare e Televizionit Shtetëror somalez, Hindiyo Haji Mohamed.
 
gazetarja

(Gazetarja somaleze e vrarë në shpërthimin me bombë në automjetin e saj)

Sulmi u mor përsipër nga organizata terroriste e Al-Shabaab, ndërsa autorët e krimit ishin dy anëtarë të organizatës, Abdirizak Mohamed Barroë dhe Hassan Nur Ali.
 
"Ata u shpallën fajtorë për vrasjen e gazetares, makina e të cilës shpërtheu nga një bombë", tha një zëdhënës i Gjykatës së Lartë Ushtarake, pas ekzekutimit të tyre.
 
terroristet

terroristet1

Edhe bashkëshorti i Hindiyo Haji Mohamed, ka humbur jetën tragjikisht në një shpërthim vetëvrasës në një restorant në Mogadishu në vitin 2012.
 
Somalia është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët.
 
Reporterët pa Kufij e rendisin Somalinë vendin e 172-të nga 180 vende të botës, për lirinë e shtypit.
 
Rebelët al-Shabaab kanë kryer sulme të vazhdueshme në Somali dhe vendin fqinj, Kenia, si pjesë e luftës së tyre për të rrëzuar qeverinë e mbështetur nga ndërkombëtarët. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove