Arban Djaloshi, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 35 vite burg.
Gjithashtu është dënuar me 2 vite burg edhe Bardhe Djaloshi, gruaja e viktimës pasi akuzohet se ka ndihmuar të birin në fshehjen e ngjarjes e ndërsa me 1 vit e 6 muaj burg është dënuar për të njëjtën akuzë edhe më i vogli i familjes Flavio Djaloshi, djali i viktimës.
Mirosh Djaloshi 54 vjeç u gjend i vrarë orët e para të mëngjesit të datës 18 mars në fshatin Shkallë, Manëz, në oborrin e banesës së tij.
Trupi i tij i pajetë u gjet nga familjarët dhe nga hetimet e para rezultoi se atë e kishin goditur me sende të forta në kokë. Por pas hetimeve rezultoi se atë e kishte vrarë gruaja dhe dy djemtë e tij.
Viktima nuk kishte probleme me persona jashtë familjes, ndërsa, brenda familjes anëtarët kishin konflikte të vazhdueshme për shkak se Mirosh Djaloshi shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur.
Redaksia Online
(B.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com