Vranë kushëririn dhe i plagosin
vëllezërit, s'pendohen për krimin

Vranë kushëririn dhe i plagosin<br />vëllezërit, s'pendohen për krimin
SHKODER- Ndërsa nuk kanë shfaqur shenja pendese për krimin e kryer Nik e Çesk Muri, babë e bir, autor të vrasjes së të afërmve të tyre, Gjin Murit dhe të plagosjes së vëllait të viktimës Aleks Murit. Ata janë shfaqur para Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, e cila ka dhënë edhe masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy të pandehurit.
 
Vrasja u shënua në 10 korrik në fshatin Vukatanë në Shkodër, si pasojë e një konflikti pronësie mes dy familjeve, kushërinj me njëri-tjetrin, mbeti i vdekur Gjin Muri dhe u plagos njëri prej dy vëllezërve të tij.
 
Nik Muri ka kërkuar shpalljen të paligjshëm arrestin në flagrance të të birit, pasi sipas tij 23-vjeçari Çesk Muri është përfshirë në konflikt pasi u dhunua më parë nga viktima dhe vëllai i tij, ndërsa ka shtënë me armë në ajër për të trembur agresorët.
 
Pretendimi i tij u hodh poshtë nga kryesuesja e seancës gjyqësore e cila shpalli të ligjshëm arrestimin e Nik Murit dhe caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, ashtu si edhe për djalin e tij 23-vjecarin Çesk Murin, i cili u paraqit para gjykatës me shenja të dukshme dhune.
 
Ndaj Nik Murit rëndon akuza për “Vrasje brenda familjes”, ndërsa ndaj djalit të tij Çesk Muri “Vrasje brenda familjes dhe armë mbajtje pa leje”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'