Vendi ynë edhe këtë të premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa pas orëve të mesditës mot kryesisht i vranët e alternime kthjellimesh.

Gjatë orëve të mesditës priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë