Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthjellime e vranësira të lehta, por mesdita sjell shfaqje të vranësirave në zonat malore, kryesisht në veri të vendit. Sipas meteoalb, edhe pasditja do të vijojë me kthjellime në ultësirën perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°c deri në 29°c. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Komento