TIRANË- Sipas MeteoAlb: Mbeteni në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë kushtet e motit në Shqipëri. Për pasojë dita nis me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin. Këto kushte të motit vijojnë gjatë gjithë ditës ku herë pas here do të kemi intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 deri 14°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë
Rajoni dhe Europa
Dy skajet e kontinentit Europian do të paraqiten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira të dendura, reshje shiu e dëbore. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të mbeten vendet e Europës Lindore dhe Qendrore.