Vranësira dhe reshje shiu, mos harroni çadrën sot

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore, ku pritet që të sjellin dhe shira të pakët. Herë pas here do të ketë dhe rrebeshe të përkohshme shiu. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i motit, si fillim në zonat Jugore dhe Qendrore e më pas dhe në zonat Veriore të territorit Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ishin duke festuar në një lokal të Rruga Kavajës, plagosen me armë zjarri 3 të rinj! Në kërkim shoku i tyre

Tiranë/ Ishin duke festuar në një lokal të Rruga Kavajës, plagosen me armë zjarri 3 të rinj! Në kërkim shoku i tyre