Këtë të shtunë, moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit në formë shtrëngatash afatshkurtra.
Era do të jetë juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/s, përgjatë bregdetit 10-13m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3ballë.
Komento