Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e Diel pritet mot kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Në orët e mbrëmjes në veriperëndim reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri 12-18m/s duke u bërë relativisht intensive.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?