Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatare që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit.

Në orët e mesditës reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 24°C

në zonat e ulëta 9 deri 26°C

në zonat bregdetare 11 deri 25°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e presidentit iranian, droni turk gjeti rrënojat e helikopterit! Si e lokalizoi me teknologjinë që s’ka Irani

Vdekja e presidentit iranian, droni turk gjeti rrënojat e helikopterit! Si e lokalizoi me teknologjinë që s’ka Irani