Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e Enjte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në jug e pjesërisht në verilindje, reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në jug. Nga orët e mesditës reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit por në juglindje kryesisht në relievet malore në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14-16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 24 °C

në zonat e ulëta 13 deri 31°C

në zonat bregdetare 15 deri 30°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania