Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme dhe të ftohta.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë të herë pas hershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Në lartësinë mbi 500 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 800 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës  me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herë në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  -1 deri 5°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta  3 deri  11°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 6  deri 11°C