Ditën e Premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit të qarkullimit ciklonar, periferisë së presionit atmosferik të ulët i pozicionuar mbi detin Mesdhe dhe e masave ajrore të lagështa.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e kthjellimesh në orët e para të ditës. Më pas shtim të vranësirave dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Duke filluar nga orët e mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e mbrëmjes reshjet kryesisht në jug pritet të jenë hera - herës me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Më pas reshjet humbasin territor e intensitet, priten të izolohen në relievet malore në jug të vendit.
Në jug në lartësitë mbi 800-1000 m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina në orët e pasdites era bëhet hera-herës e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 2 deri 14°C
në zonat e ulëta 8 deri 18°C
në zonat bregdetare 8 deri 20°C
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.9%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave
22 Dhjetor, 13:24
-
Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot
22 Dhjetor, 07:35
-
Sot reshje shiu, ikin të dielën! Parashikimi i motit për këtë fundjavë
21 Dhjetor, 07:45
-
Rikthehen reshjet në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
20 Dhjetor, 07:18
-
Vranësira dhe temperatura deri në 16 gradë celsius...parashikimi i motit për sot
19 Dhjetor, 07:19
-
Temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
18 Dhjetor, 07:22
-
Vranësira e temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
17 Dhjetor, 07:19
-
Shtrëngata e reshje shiu në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
15 Dhjetor, 07:17
-
Vranësira dhe reshje të pakta shiu, ja si pritet moti për sot
13 Dhjetor, 07:07
-
Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
12 Dhjetor, 07:15
-
Reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Ulje temperaturash gjatë kësaj jave! Ja sa do jenë ato në zonat bregdetare, malore e të ulëta
10 Dhjetor, 13:50
-
Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë
9 Dhjetor, 07:34