Vendi ynë do të përfshihet nga vranësira të shumta që do të shoqërohen nga reshje shiu, kryesisht në zonat veriore. Herë pas herë do të ketë edhe rrebeshe ndërsa në mbrëmje do të ketë përmirësim gradual.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
Komento