Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme mbizotërojnë motin në vend duke sjellë shira të pakët në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore ndërsa jugu i vendit mbetet me kthjellime. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të dominohen nga kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.