Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 34 gradë Celcius në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.