Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të ndikohet nga shira afatshkurtër, ndërkohë që në orët e pasdites pritet që të ketë kthjellime.
Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i motit të vranët shoqëruar me shira afatshkurtër në vendin tonë edhe gjatë paradites së ditës së enjte. Parashikohet që sasi disi më të konsiderueshme të shirave të ketë në zonat jugperëndimore dhe jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit vetëm shira të pakët. Vetëm orët e vona të pasdites sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në vend duke bërë që motit të jetë me kthjellime dhe vranësira por pa reshje.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në në 22°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Moti – E enjte, 18 Nëntor 2021
Europa Lindore, Vendet e Ulta dhe Brigjet Greke mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot me shira ku herë pas here reshjet do jenë në formë shtrëngatash. NDERSA me mot të kthjellët por relativisht të ftohtë paraqiten Vendet Nordike, Europa Perëndimore dhe pjesërisht Pellgu i Mesdheut.