Vranësira e temperatura deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë

Vranësira e temperatura deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë

Foto ilustruese

Për këtë javë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.

Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera –herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në zonat luginore prani e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve. Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e Enjte pritet që vendet e ulëta të arrijnë deri në 30 gradë celsius.

Era parashikohet  të jetë me drejtim juglindje - verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht ditën e enjte e të premte  fiton shpejtësi 12-16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion