Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër, reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina, pritet të arrijë deri në 20 m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-5 ballë.












Komente
Komento