Dita e sotme do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin në zonat përgjatë kufirit Lindor, ndërsa zonat perëndimore paraqiten me kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Sipas MeteoAlb parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të vijojnë dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 2°C mëngjesi deri në 22°C mesdita.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vijon ndikimi i masave ajrore polare duke kushtëzuar në Europën Lindore temperatura të ulta dhe reshje dëbore. POR ndryshe paraqitet situata për pjesën më të madhe të kontinentit, KU kthjellimet do të jenë mbizotëruese.