Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore, të cilat pas orëve të mëngjesit, pritet shpërbërja graduale e tyre në orët e para të 24- orëshit. Deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12m/sek
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Komente











