Vranë dhe murosën vlonjatin në vilën luksoze, arrestohen 4 italianë /Historia

Vranë dhe murosën vlonjatin në vilën luksoze, arrestohen 4 italianë /Historia

Policia italiane në  (Provincë e Monzas) arrestoi katër persona italianë, pasi akuzohen për vrasjen dhe më pas murosjen në një vile luksozë të shqiptarit Astrit Lamaj, ngjarje e zbuluar rreth dy muaj më parë. Më 15 janar, policia gjeti trupin e shqiptarit të murosur në “Villa degli occhi”, në Senago të Milanos. Astrit Lamaj u zhduk në Genova, në janar të vitit 2013.

Astrit Lamaj u vra për hakmarrje, pasi i ka dhënë fund një lidhjeje sentimentale me një të afërme të një prej personave të shoqëruar në polici

Nga hetimet e deritanishme të policisë, rezulton se mes tyre është edhe porositësi i këtij ekzekutimi dhe fshehje të ngjarjes në një mënyrë tipike mafioze.

Por ajo që mbetet ende e dyshimtë për hetuesit italianë është arsyeja e murosjes së shqiptari në vilën luksoze ku pronari i së cilës nuk ka lidhje aspak me ngjarjen.

Astrit Lamaj ishte nga fshati Trevëllazër i Vlorës. Pas gjetjes së trupit të tij, për mediat shqiptare familjarët treguan se ai ishte larguar drejt Italisë për shkaqe ekonomike. Ai kishte humbur kontaktet me familjen 5 vjet më parë

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump