Është dënuar me 12 vite burg, Elvis Hoxhaj, dhe me 8 vite shoku i tij bashkëpunëtor, Ditmir Harifi, për vrasjen e të riut, Hermes Beqiri, ngjarje e ndodhur në nëntor të 2017-ës në Shkodër.
Krimi ndodhi për një sherr mjaft banal, brenda një lokali. Autorët dhe i ndjeri Hermes Beqiri, u vunë për një kapele të cilën ia kishin vënë njëri-tjetrit në kokë.
Nëna e autorit jashtë gjykatës ka shpërthyer në lot dhe akuza duke e konsideruar të birin të pafajshëm. Kujtojmë se Hoxha në asnjë moment nuk e ka pranuar vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.
Autori Elvis Hoxhaj dhe viktima Hermes Beqiraj
Avokati Kreshnik Kolndreaj, e quajti vendimin të padrejtë. "Nuk ka asnjë provë shkencore që vërteton se Elvis Hoxhaj është autor i vrasjes. Vendimi do të apelohet në Gjykatën e Apelit', tha avokati.
VIDEO/Deklerata e avokatit të të pandehurit të dënuar
Ka qenë dëshmia e bashkëpunëtorit Harifi ajo që ka hedhur dritë mbi ngjarjen.
Harifi ka dhënë një dëshmi të detajuar rreth ngjarjes duke kërkuar disa herë falje dhe mëshirë për krimin e kryer. Ai gjithashtu ka pohuar se nuk ka pasur për qëllim vrasjen e Beqirit pasi ishin shokë.
“Me Hermes Beqirin ishim shokë po ashtu dhe me Elvis Hoxhën. Paraditen e datës 2 nëntor kam qenë së bashku tek daja i Elvisit në Gruemirë të Malësisë së Madhe me motoçikletë. Pasdite jemi nisur për kafe në lagjen Kiras ku na priste Hermesi me shokë të tjerë. Ai kishte blerë motor sportiv dhe i kërkova të ma linte për ta provuar. Bëra një xhiro i vetëm, më pas me Hermesin dhe pastaj sërish vetëm.
Herën e fundit e mbusha me karburant me lekët e mia dhe për këtë kam dëshmitarë. Kur u ktheva tek lokali Hermesi i kishte marrë kapelën Elvisit dhe ky i fundit i kërkonte t’ia kthente. Debatuan ashpër me njëri-tjetrën, në fund Hermesi ia ktheu por e fyeu me fjalë dhe e goditi me shkelm në ije. Në këto momente Elvisi më kërkon të ikim në shtëpi të merrnim lekë për të paguar kafet pasi nuk kishte të holla të mjaftueshme me vete. E marr dhe nisemi, më kërkon të ndaloj pranë një kanali, ku mesa po e kuptoj kishte fshehur armën që unë nuk e pashë dhe e fshehu nën xhaketë. Pastaj më kërkon që të rikthehemi sërish tek lokali pasi kishte për t’i dhënë diçka djemve. Sapo mbërritëm, zbriti nga motori dhe qëlloi në drejtim të Hermesit duke e lënë të plagosur rëndë. Pasi qëlloi mbi Hermesin mu drejtua mua dhe me armë në dorë më kërkoi që të largoheshim.Nga frika dhe paniku për gjithë çfarë kishte ndodhur kam ecur deri në lagjen Rus dhe aty jemi ndarë. Unë nuk kam paramenduar vrasjen dhe nuk kam pasur asnjë qëllim apo përfitim nga ngjarja. Kam bërë gabim trashanik me pasoja katastrofike për familjen e Hermes Beqirit. U kërkoj falje dhe mëshirë". Këto deklarata janë bërë në gjyqin e mëparshëm , i cili i hapi rrugë vendimit pasi 26 seancash të shtyra për këtë ngjarje.
Keta autoret ishin shoke te Astmerit por tani do te behen sherbetore ne dushet e burgut...duke marre sapunet ne toke!!
PërgjigjuKy nuk asht vendim po turp gjukate .jy raft ne koke atyre qe japin te tilla vendime ofenduse per viktimen
PërgjigjuLoku te keqen vllai..ik ne kuvend thuaj deputetvne te ndryshojn kodin penal ta bejn si ai amerikan pastaj flasim. Tash ligji jone nuk e lejon or Loke.. meqe ke internet kontrolloje para se tkalosh usa
O Ligja o Idiot ne Amerike Dhe 15 Vjecarin Qe Ka bere Vrasje e denojn me 30 vite Burg
Jane te mitun e se lejon ligji mbi 12 vjet burg
Te pandefmit jan te mitur dhe gjykata ka ndalim ligji me dhan mbi 12 vite burgim.kshuqe kan marr maksimumin o Tate specialisti