Paraditja në territorin shqiptar paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje të pakta e të izoluara. Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje me inetsitet mesatar në të gjithë vendin ku në Veriperëndim dhe Juglindje herë pas here do jenë në forme rrebeshi.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke  luhatur vlerat ekstremale ditore  nga -2°C  deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite  me shpejtësi  50km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.