Vraponi në Green Coast! Pas Melonit, Checco Zalone zgjedh resortin shqiptar për të pushuar
Checho Zalone në resortin e Green Coast
Lajmet se italianët po "pushtojnë" me turistë bregdetin shqiptar këtë verë, nuk duket aspak ekzagjerim. Pas qëndrimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni për tre ditë në Shqipëri, një tjetër personazh i famshëm sapo ka nisur pushimet e tij në resortin e Green Coast. Ka qenë Marcela Lati ajo që ka zbuluar e para se në Green Coast ndodhet për të pushuar komediani, regjisori dhe skenaristi i njohur italian Checho Zalone.
Miqtë e shumtë të Marcelës, personazhe të njohur duket se janë befasuar që kanë parë edhe Zalonen në brigjet e Palasës, teksa Marcela i ka nxitur që të mos presin shumë, por "të vrapojnë" për në Palasë për ta takuar atë nga afër. Me këtë thirrje duket se do të kemi shumë trafik për në jug këtë fundjavë!
Green Coast, hoteli më i madh me vila në detin Jon ka qenë destinacioni i preferuar i personazheve VIP
Këto ditë, në këtë resort po pushojnë shumë personazhe të tjerë të famshëm si Ermal Meta, apo Ylli Limani, të cilët nuk kanë hezituar të ndajnë dhe momentet më të gëzueshme nga qëndrimi aty.
Luca Pasquale Medici, i njohur ndryshe me pseudonimin Checco Zalone është i famshëm kryesisht për rolet në filmat komedi përmes të cilave ka bërë të qeshin miliona fansa në mbarë botën.
Mjafton të kujtojmë komedinë e famshëm “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur) për të sjellë ndër mend batutat e tij të famshme.
Tani mbetet për të parë se ç'të famshëm të tjerë do të mund të pikasim në Green Coast, i cili duket se po konkurron denjësisht resortet e tjera luksoze në vende si Greqia apo Kroacia ku zgjedhin të "fshihen vipat".
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.2%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Thyerje e masës së sigurisë, aksidente dhe dëmtim lokali, një në pranga dhe 3 nën hetim! Mes të dyshuarve edhe një grua nga Durrësi
6 Janar, 15:42
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
'Black-out' në Vlorë/ Konflikt mes disa të rinjve, të shtëna me armë në ajër gjatë momenteve të territ në Bulevardin 'Ismail Qemali
5 Janar, 19:41
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44
-
Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, arrest me burg për 2 policët, ‘Detyrim paraqitje’ për 6 personat e tjerë
5 Janar, 17:27
-
Jetë në det! Pasioni i peshkatarëve të Orikumit e Radhimës: Shfrytëzimi pa kontroll po e varfëron detin
5 Janar, 16:40
-
Maja e Qorres, specialistët e emergjencave civile ngjiten në 2018 metër lartësi! Në ndihmë të turistëve që humbin rrugën (VIDEO)
5 Janar, 15:27
-
Vlorë/ Tentoi të vjedhë një makinë me karrotrecin e tij në fshatin Panaja, vihet në pranga 31- vjeçari
5 Janar, 10:58
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra për analizat! Dyshohet për grip shpendësh
5 Janar, 10:42
-
Dhjetëra shpendë të egër të ngordhur në plazhin e Vlorës, ekspertët për Report Tv: Dyshohet për gripin e shpendëve, nesër bëjmë analizat, s’ka rrezik për qytetarët
4 Janar, 17:43
-
Festat mbaruan, fluks i emigrantëve në Portin e Vlorës, 1700 persona në dy ditë! Bie përkohësisht sistemi i doganës maqdonase në Qafë-Thanë, radhë mjetesh (VIDEO)
4 Janar, 15:56
-
Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)
4 Janar, 15:32