Vrasësi i Colorados monitorohej
nga Universiteti ku studionte

Vrasësi i Colorados monitorohej <br />nga Universiteti ku studionte
AURORA, Colorado - James Holmes, vrasësi i cili në Aurora, Colorado, vrau 12 persona në premierën e fimit të fundit të Batman, monitorohej nga këshilli i Universitetit, i ngritur për të mbajtur nën vëzhgim studentët potencialisht të dhunshëm dhe të rrezikshëm.

Pamvarësisht se Holmes braktisi shkollën një muaj para masakrës, kundrejt tij nuk u mor asnjë masë.

Ky fakt u soll në vëmendjen e publikut nga TV amerikan Abc News, ku rezultoi gjithashtu se një ndër anëtarët kryesorë të këtij ekipi ishte edhe psikiatrja që po kuronte Holmes, doktoresha Lynne Fenton.

Gjatë muajit qershor Fenton pohon se i kishte njoftuar kolegët rreth shqetësimeve të saj mbi Holmes, por disa ditë më vonë, pasi i riu kishte shtuar një tjetër armë në arsenalin e tij, ai braktisi studimet pa dhënë asnjë shpjegim.

Sipas profesorëve të Universitetit, askujt nuk ia merrte mendja që mund të ndodhte një tragjedi e tillë, si ajo e 20 korrikut të shkuar, por për shumë të tjerë fakti qe Holmes braktisi shkollën duhet të kishte dhënë alarmin.

"Ishte sinjali që duhet të kishte intensifikuar kontrollet dhe jo ta linin të ikte", u shpreh eksperti Barry Spodak.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0