Autori i vrasjes së dyfishtë të dy vëllezerve në Shqipëri Avni Metra do të ekstradohet nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Ai u arratis për në Britani në vitin 1998 me pretendimin se jeta e tij ishte në rrezik, por nga hetimet u kontatua se çdo gjë kishte qenë një gënjeshtër.

BBC shkruan se një vrasës i dyfishtë me origjinë shqiptare, që hiqej si refugjat për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme do të ekstradohet.

Meta u dënua në mungesë për vrasjet që kishte kryer në Shqipëri, por një investigim që Daily Mail bëri disa kohë më parë vuri në pranga në 8 qershor shqiptarin i cili kishte ndryshuar identitet në Borehamëood, Hertfordshire.

Avni Metra e ka bërë vrasjen në moshën 34-vjeçare, në prill të 1997, ku ai bashkë me një bashkëpunëtor, i arratisur në Angli, kanë goditur për vdekje një roje sigurie të quajtur Kadri Xhetani, i cili ka ndaluar dy bashkëpunëtorët, të cilët po vidhnin një fabrikë mielli. Por nuk ka mbaruar me kaq.
 
Metra dhe shoku i tij i kanë bërë pritë edhe vëllait të Kardi Xhetanit, menjëherë pas funeralit të vëllait dhe duke e sulmuar e kanë hedhur në një pyll pranë lumit. Motra e Kadri dhe Nevruz Xhetanit, e cila e ka identifikuar fytyrën e Avni Metrës ka thënë se Metra dhe shoku i tij e kanë prerë vëllanë e tij pjesë- pjesë ndërkohë që ai ishte gjallë, duke i hequr sytë dhe veshët.
 
Në vitin 1998, autoritetet e qytetit të Burrelit nisën hetimet për vrasjet masive dhe kjo solli arratisjen e anëtarëve të bandave, ndër to edhe të Avni Metrës. Ai ishte një ndër emigrantët e parë të Burrelit, i cili udhëtoi drejt Britanisë me një identitet të rremë kosovar. Gruaja e tij Linda Lami, e cila ka katër fëmijë me Avniun, e ka cilësuar bashkëshortin e tij si një “psikopat” dhe “i aftë të bëjë çdo gjë”.