Vrasësi në Champs-Elysees, një
francez, ISIS merr përsipër sulmin
Video/Momenti i sulmit terrorist

Vrasësi në Champs-Elysees, një<br />francez, ISIS merr përsipër sulmin<br />Video/Momenti i sulmit terrorist
Franca zgjohet nën ethet e sulmeve terroriste.

ISIS merr përsipër sulmin e një nate më parë ku u godit zemra e Parisit, Bulevardi i Champs Elysee. Në sulm mbeti i vrarë një polic ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.  Vritet autori Karim Cheurfi, shtetas francez, person i radikalizuar islamik i cili urrente policët. 

Rihapet Champs Elysees. Por pavarësisht kesaj sot në Champs Elysees mijëra trupa dhe policë të armatosur janë vendosur nëpër pikat kryesore turistike, si bulevardi Champs Elysees dhe objekte te tjera te rendesishme si ndërtesat qeveritare dhe lokacionet fetare.

Dy policët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se sulmi terrorist ndodhi vetëm pak ditë para se Franca të votojë në raundin e parë për zgjedhjet presidenciale. Edhe më parë autoritetet kishin njoftuar se  gjatë zgjedhjeve vendi ndodhet në nivele të lartë të emergjencës pasi Franca është një nga vendet që ka qënë objektiv i sulmeve terroriste ku kanë humbur jetën me dhjetra njerëz të pafajshëm. 

autori bashkepunetori
(Autori majtas, djathtas, bashkepunetori i dyshuar)

ISIS: Sulmin e kryem ne
E sa i përket autorëve mediat raportojnë se personi që qëlloi mbi policët dhe që u asgjesua nga policia quhet Karim Cheurfi, i cili vinte nga Belgjika.

39-vjecari është i njohur si një element radikal ndërsa agjensia e lajmeve e shtetit islamik Amaq konfirmoi se sulmi terrorist është kryer nga një luftëtar i saj njohur si Abu Yusuf al Beljiki njohur ndryshe si belgu.

Ekzekutuesi i sulmit në zonën Champs-Elysees, në qendër të Parisit, është Abu Jusuf al-Beljiki dhe ai është një luftëtar i Shtetit Islamik”, tha agjencia e lajmeve Amaq, e lidhur me grupin ekstremist.

Por nga ana tjetër prokuroria belge konfirmon se nuk ka asnjë lidhje mes sulmit në Paris dhe autorit të njohur si Belgu për të cilin foli edhe shteti islamik.  Personi në fjalë është prezantuar në komisariatin e policsë në Anversa duke mohuar përfshirjen në sulm. Ai njihet si një element në trafikun e lëndëve narkotike por jo për lidhje me terrorizmin.

Momenti i sulmit terrorist ne France
Mediat kanė shpėrndarė videon ku duket edhe momenti kur autori nis tė qėllojė me armė drejt agjentėve.



Profili i vrasesit
Identifikohet vrasësi. Karim Cheurfi, 39 vjec shtetas francez ishte identifikuar dhe më parë si një person i skeduar me rrezik radikalizmi.

Ai është arrestuar edhe në muajin shkurt pasi kishte kërcënuar disa policë por u la i lirë për mungesë provash. 

Lajmi u konfirmua nga mediat franceze të cilat citojnë burime zyrtare. Autoritetet bën me dije se 39 vjeçari kishte shkruar mesazhe ku shprehej se donte të vriste agjentë të policisë.

Karim Cheurfi i cili u asgjesua nga policia ishte një element i skeduar, i radikalizuar islamik me precedentë penalë, i dënuar më parë për tentativë vrasje sërish ndaj agjentëve.

Nga ana tjetër mediat shkruajnë se 39 vjecari i cili jetonte ne periferi te Parisit  ishte dënuar në vitin 2003 me 20 vite burg por që kreu vetëm 5 vite te tilla. Edhe në atë kohë ai u përpoq të vriste tre persona mes tyre edhe 2 agjentë.

Ndërkohë agjentët janë duke kërkuar më shumë materiale në shtëpinë e tij në zonën e Seine-et-Marne.

Ndërsa sa i përket terroristit të dytë, sipas mediave bëhet fjalë për një person  i cili ka ardhur me tren nga Belgjika, por ende nuk ka konfirmime zyrtare.

Por deri më tani të dhënat flasin se personi që qëlloi ndaj policëve është pikërisht Karim ndërsa bashkëpunëtori mund të jetë Abu Yousif al-Belgiki për të cilin foli edhe i ashtuquajturi Shtet Islamik.

"Ende vijojnë hetimet dhe hetuesit duhet të jenë të qartë sa i përket personave të tjerë të përfshirë’ shprehet prokurori i Parisit Francois Molins.

karimi
(Karim Cheurfi, autori francez qe mbeti i vrare)

Ne pyetje 3 familjare te vrasesit 
Sic shkruan dhe ‘Le Parisien’, 3 anëtarë të familjes Cheurfi janë ndaluar dhe po merren në pyetje nga Policia.

Video amatore/Sulmi në Paris, qytetarët fshihen në lokal
Një video amatore trëgon momentet e tmerrit gjatë sulmit në Paris.  Njerëz poshtë tavolinave në një lokal fshihen nga atentatori që po qëllon me armë policinë. Në sulm u vra 1 polic dhe u plagosën 2 të tjerë.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar