POGRADEC - Çelnik Meleqi i cili akuzohet për vrasjen e 24 vjeçares Fatjona Sula nga fshati Orenj i Librazhdit, pas arrestimit ka pranuar para grupit hetimor autorësinë e krimit.

Ndërsa ndodhet në komisariatin e policisë Pogradec, 27 vjeçari i martuar dhe babai i një fëmije ka pohuar se midis tij dhe viktimës ka pasur një lidhje, e cila ka nisur para dy vjetësh. Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të Fatjonës në mënyrë të vazhdueshme, sipas Çelnikut ai i kishte dhënë lek borxh, që tashmë vlera totale tyre kishte kapur shifrën e 1.2 milion lekëve të vjetra.

Natën e krimit ka pohuar më tej 27 vjeçari ai kishte shkuar në lokalin ku Fatjona Sula punonte kameriere. Pasi kishte pirë, së bashku me Fatjonën kishin shkuar tek ura 100 m poshtë doganës së Qafë Thanës. Çelnik Meleqi në dëshminë e tij ka bërë të ditur gjithashtu se pasi ka kryer marrëdhënie i ka kërkuar 24 vjeçares borxhin, të cilin ajo nuk ka pranuar t’ia japë, madje sipas tij i ka kërkuar para të tjera, duke i thënë se po e përdorte si prostitutë.

Në debat e sipër Meleqi ka marr një gur që ndodhej aty dhe e ka goditur, fillimisht në ballë dhe më pas në kokë, duke i shkaktuar dhe vdekjen. Pas krimit ai është larguar tek disa të afërm, deri sa është arrestuar nga policia. Çelnik Meleqi 27 vjeç nga fshati Rajcë i Librazhdit,para grupit hetimor ka shprehur pendesë për krimin e kryer.

Ndërkohë që banorë të fshatit, jashtë mikrofonit shprehen se 24 vjeçarja i kishte rreth 1 milionë e 200 mijë lekë borxh Meleqit.
Ata theksojnë se ajo i kishte kthyer vetëm 100 mijë lekë ndërkohë që ai i kërkonte me ngulm pjesën tjetër të parave.

Autori i krimit e ka kryer vrasjen në gjendje të dehur dhe e ka masakruar 24 vjeçaren më goditje me gurë në kokë.

(da.is/Gre.M/Shqiptarja.com)