Tre fëmijët në qeli, nëna në liri! Misteret e vrasjes së babait Pëllumb Meta! Vëlla e motër ‘ping-pong’ te njëri-tjetri

Historia e vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit është e veshur me mister.  Burri 50-vjeçar u vra me armë, kur ishte shtrirë në divanin e kuzhinës në shtëpinë e tij dykatëshe, më 10 shkurt. Vrasjen e dinin vetëm familjarët, të cilët bënë gjithçka të fshinin gjurmët, duke larë gjakun, fshehur në pyll makinën e  groposur trupin në kasolle, 20 m lart shtëpisë.

Që mos të binin në sy, djali i madh Hysen Meta 25 vjeç e denoncoi të zhdukur në polici. 3 fëmijët e Pëllumbit, Hyseni, Amarildo 21 vjec, Hygerta 19 dhe nëna e tyre Blerina Meta, dhanë dëshmi kontradiktore duke shtyrë hetuesit të gjurmojnë për krim në familje. Dhe i tillë doli të ishte. Në fillim autorësinë e personit që shkrepi 4 herë armën ndaj babait e mori Hygerta, studente në vitin e parë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Më tej, gjatë marrjes në pyetje në polici, vëllai i madh, Hyseni i doli në mbrojtje e tha se ishte ai personi që qëlloi me armë, kurse motra e vëllai e ndihmuan në fshehjen e gjurmëve. Rrjedha e historisë ndërroi sërish, në ditën e daljes në gjyq për masën e sigurisë. Djali i madh u tërhoq, dhe Hygerta u vetëdeklaruara me gjakftohtësi e nënqeshje në fytyrë, vrasësja e babait. Më i vogli, Amarildo Meta tha se s’ka marrë pjese në krim. Gjykata i la të tre në arrest me burg. Ajo që i bashkon dëshmitë e të treve, është mbrojtja për nënën së tyre, e cila po hetohet e lirë, duke theksuar se nuk ka ditur asnjë për vrasjen, dhe as nuk ishte e pranishme kur e qëlluan babanë.

Edhe në një intervistë për Report Tv, Blerina Meta tha se plani është bërë nga fëmijët dhe ajo nuk kishte dijeni, deri ditën që vajza i tha të mos e kërkojnë më babanë, pasi ajo e ka vrarë.  Fëmijët thonë se e kishin frikë babanë, se i kërcënonte t’i vriste nëse i dilnin kundër, dhe se dhunonte nënën.

Pika e fundit sipas tyre që i vuri kapakun, ishte një fejesë e pretenduar e Hygertës me një djalë të fshatit, por që ndodhej emigrant në Itali. Fëmijët thanë se 19-vjecarja nuk donte burrë në këtë moshë pasi zgjodhi të shkollohej, dhe se babai do e fejonte pa dëshirë. Por të afërm të Pëllumb Metës, dhe vetë krushqia e pretenduar, thonë se 50-vjeçari dha përgjigje mohuese duke thënë se nuk ka vajzë për të fejuar, pasi është në shkollë, dhe se për t’i lehtësuar vajtjen çdo ditë në universitet nga Durrësi në Tiranë, kishte plan t’i blinte edhe një makinë.  Ata fajësojnë nënën e Hygertës, Blerinën, si organizatore e së keqes brenda në shtëpi.

Familjarë e të afërm të Blerina Metës në fshatin Gjorm të Laçit ku ajo po qëndron aktualisht tek prindërit e moshuar, thonë se gruaja është dhunuar në mënyrë barbare nga burri dhe flasin për histori vrasjesh në fisin Meta, kur zbulojnë se xhaxhai i Pëllumbit ka vrarë djalin e tij. Por ndërkohë, edhe gjyshja nga nëna e 3 fëmijëve, në vitin 2010 ka vrarë me çifte vjehrrën e saj 80- vjeçare dhe ka plagosur rëndë burrin, babain e Blerina Metës.

Nga ana tjetër, vëllezër e motra të 50-vjeçarit të vrarë, thonë se i dashuri i tyre i ndjerë ishte punëtor, ndërtoi shtëpinë me lekë emigrimi e duke bërë 2 punë në Durrës, roje nate në një pikë shitjesh makinash dhe larjen e tyre gjatë ditës, përpiqej t’i siguronte mirëqenie familjes.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sqepari: 28/02/2024 18:03

    Po ca nene eahte kjo qe ja len femive fajin dhe vet rrin e lire..si e mban vendi si nuk shkon te marri gjithcka vet persiper edhe mese ska kryer gje kjo gje qe sma ha menja

    Përgjigju
  • Çili: 27/02/2024 11:56

    He se na lodhi kjo historia , e vrau kush e vrau ta thoj , apo ndoshta ska b*** ta thoj se cili apo cila e vrau .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë