Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit për Report Tv: Faji te familja e shkolla! Përlot gjyshja e shokut të Martinit: Unë le të vdes, po të na rriten këta fëmijë

Vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli” kur sapo mbaruan mësimin, ka lënë dhimbje të madhe tek qytetarët, prindër e të rinj, që ndjejnë pasiguri se nesër një episod i tillë do i afrohet njerëzve të tyre të zemrës.

Nëse shoqëria dështon, hallka e parë e përgjegjësisë është familja. Shumica e qytetarëve bien në një mendje në këtë pikë, por ajo që i shqetëson, është nëpërkëmbja e figurës së mësuesit, që më parë, e kishte autoritetin e palëkundur.

“Kur e godet mësuesja, prindi reagon ma vrau ma copëtoi, i keni bërë liberal s’guxojnë t’i flasë mësuesi. Prindi duhet ta mësojë fëmijën të dojë shokun mësuesin më të madhin.”

“Ne e shikonim mësuesin si prindër të dytë, ndërsa tani janë si njerëz rruge tani thonë erdhi ky erdhi kjo.”

“Përpara ne jemi dridhur prej mësuesit, tani kanë ndryshuar shumë kohët.”

Prindër të fëmijëve te “Fan Noli” thonë për mikrofonin e Report Tv se është hera e parë që dëgjojnë për një ngjarje të rëndë në këtë institucion arsimor, ndërsa gishtin e përgjegjësisë e drejtojnë edhe ndaj vetes.

“T’i kushtojnë vëmendje fëmijëve se rrinë gjithë kohës në Facebook, TikTok, Instagram, jam me 2 fëmijë vet dua të iki nga Shqipëria, edhe jashtë vrasin nëpër shkolla, po na bëhet rasti i katër brenda pak muajve por sa është Shqipëria sa një lagje”.

“Na erdhi keq gjynah ca t’i bësh kalamaj. Vijnë përherë rrinë në shkallë pinë cigare, i bërtasim ne ikin.”

Kjo gjyshe e përlotur ka ardhur si çdo ditë të shoqërojë nipin në shkollë, për të cilin ka ardhur të interesohet nëse e ka kaluar gjendjen e rëndë që pësoi kur mësoi për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.

"Nipi im ka ngrirë komplet nuk flet, ka ardhur, doja ta merrja në celular, kanë bërë apo jo mësim...bëjeni problem qoftë për prindërit qoftë për mësuesit, unë ishalla vdeksha këtë sekondë, vetëm këta fëmijë të na rriten”, thotë ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë/ Gjyshi i një nxënëseje: Ishte djalë i mbarë, të tjerët e ngacmonin

 

Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës Fan Noli i ka tronditur të gjithë. Një qytetar i një nxënëseje gjatë një interviste për mediat tha se e kishte marrrë vesh për ngjarjen kur kishte ardhur në shkollë për të marrë mbesën. Më tej ai shton se mbesa e tij e madhe e njihte viktimën duke theksuar se nxënësit e tjerë e ngacmonin.

“Nuk mjafton vetëm një portier, sa për të hap dhe të mbyllur portën.Erdha për të sjellë vajzën, është në klasë të katërt. Vajza e madhe e njihte, ishte djalë i mbarë s’ka pasur konflikte. Të tjerët e ngacmonin se sa ai vetë. 
Në çdo shkollë ndodhin këto gjëra. Duhet një oficer sigurie për shkollat. Ne si gjyshër jemi në shërbim të fëmijëve. Kjo detyrë nuk është e jona. Sigurimin e fëmijës e bën tjetërkush, jo unë, unë jam një korrier për t’i sjellë, për t’i marrë. Nuk i di detyrat e oficerit të sigurisë, por flas se çfarë duhet bërë”, u shpreh qytetari.
 

Ora 12:31
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, gjyshja e shokut të Martinit në lot: Nipi im nuk flet, është shokuar, s’kam guxim ta pyes djalin

 

Pas vrasjes tragjike të 14 vjeçarit, gjyshja e shokut të Martinit ka thënë për mediat se fëmijët janë bërë shumë liberalë duke theksuar se prindërit duhet t’i mësojnë fëmijëve të respektojnë më të mëdhenjtë.

“I keni bërë liberelë fare, s’guxojnë mësuesit t’i thonë fëmijës një fjalë se vjen prindi me vrap. Kam nipin në klasë paralele. Nuk e di si është…nuk kam guxim ta pyes. Që mbrëmë deri sot, nuk kemi…E priste nëna në shtëpi për drekë ku vajti ai fëmijë, ku i vajti. Ku ishte përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera, e shokëve, prindërit duhet ta mësojë fëmijën ta dojë shokun, të respektojë mësuesen, më të madhin, jo kështu" shprehet gjyshja.

Më tej e moshuara thotë se nipi i saj është i shokuar nga ngjarja.

"Është bërë nuk e di ç’të të them. Nipi im ka ngrirë komplet, nuk flet. Është shokuar. Ka ardhur në shkollë, do e marr në telefon, se di nëse kanë bërë mësim”, tha mes lotësh.
 

Ora 12:18
14-vjeçari vdiq pasi u qëllua me thikë pranë shkollës Fan Noli, shoku i Martinit: Ishte djalë i urtë

 
Një nga shokët e 14 vjeçarit që u vra dje ka thënë për Report Tv se i mituri ishte një djalë i urtë dhe se sot kishte ardhur për ti sjellë lule.

 "E kena pas në shkollë, se ne jemi në gjimnaz tani.  Ka qenë shumë çun i mirë, i urtë. Nuk dinim gjë për ngjarjen unë isha në shkollë. Atë që mendohet se është autori e njihnim si person, por nuk e kishim shok. Kemi ardhur për ti sjellë lule. Edhe në qoftë se nuk të njihte Martini të respektonte. Nuk e dimë kush mban thika e kush jo në shkollë" tha një shok i Martinit për Report Tv.

Ora 11:56
Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë/ Prindërit për Report Tv: Përgjegjësi kryesor është familja, dikur shikonim mësuesin dhe dridheshim, tani thonë erdhi ky

 

Vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli” kur sapo mbaruan mësimin, ka lënë dhimbje të madhe tek qytetarët, prindër e të rinj, që ndjejnë pasiguri se nesër një episod i tillë do i afrohet njerëzve të tyre të zemrës.

Nëse shoqëria dështon, hallka e parë e përgjegjësisë është familja. Shumica e qytetarëve bien në një mendje në këtë pikë, por ajo që i shqetëson, është nëpërkëmbja e figurës së mësuesit, që më parë, e kishte autoritetin e palëkundur.
 

“Ti ketë lënë uratat, u prehtë në paqe, u bëftë dritë. Nuk e njihja, por ishte në lule të fëmijërisë. Kam vajzën këtë shkollë, në parashkollor. Nuk kam dëgjuar më parë për raste të në këtë shkollë, në këtë zonë”, tha një nënë për Report Tv.

Ndërkohë një prind tjetër tha se prindërit janë përgjegjësit kryesor ndaj duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve.

“Nuk lejon prindërit, jo më të fusi njerëz që nuk janë të shkollës. I kontrollon në mënyrë perfekte. Sa kalon ora tetë i thotë futini shpejt se nuk do ju lënë të futeni në mësim. Nëse fëmija vjen i shoqëruar me prindërit, dhe prindërit janë në dijeni, zotëria nuk ka çfarë të bëjë. Ti kushtojnë vëmendje edhe fëmijës se rrinë gjithë ditën në TikTok, Facebook, Instagram.

Jam me dy fëmijë vetë dhe dua të largohem sa më larg nga Shqipëria. Është rasti katërt brenda pak muajve dhe Shqipëria sa një lagje është.
Përgjegjegjesi kryesor është familja. Nëse shoqëria dështon, hallka e parë është familja. Edhe mësuesit kanë pasur autoritet më përpara. Më parë ne e shikonim mësuesin dhe dridheshim, i shikonim  si prindër të dytë. Tani thonë erdhi ky, erdhi kjo. Edhe prindërit të bëjnë rolin tamam të prindërit mos të kërkojmë vetëm nga shkolla” tha një prind tjetër për Report Tv.

“Këtu vijnë çdo ditë fëmijët e shkollës pijnë cigare. Është ngjarje shumë e rëndë. Në kohën tonë dridheshim prej mësuesit, tani kanë ndryshuar kohërat”, tha një qytetar tjetër.

"Më erdhi shumë keq, kalamaj mo kalamaj, ça ti bësh. Vijnë përherë këtu pijnë cigare. I bërtasim ne ikin”, u shpreh një qyetar tjetër për Report Tv.
 

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Roma me 'pesë yje', mposht 5-0 Parmën! Shkëlqen Dybala

VIDEO/ Roma me 'pesë yje', mposht 5-0 Parmën! Shkëlqen Dybala